Daja flet para derbit: Me tifozët gjejmë paqe pas fitores

Mesfushori i Tiranës, Asion Daja ka folur para fillimit të ndeshjes derbi kundër Partizanit, ku tha se gjithçka deri më tani është në rregull. Për marrëdhëniet mes lojtarëve të Tiranës me tifozët, për marrëdhëniet me lojtarë kundërshtarë dhe për rezultatin e ndeshjes, Daja tha për “Supersport”:

PRAG NDESHJA – “Tifozeritë janë të zjarrta, por besoj se midis futbollistëve gjithçka është “FairPlay”. Marrëdhëniet mes lojtarëve janë të mira. Personalisht, duke qenë se kam qenë pjesë edhe e Partizanit, nuk kam asnjë luftë jashtë asaj sportive”.

DERBI – “Ndeshja është diçka tjetër, kur futesh në fushë është diçka tjetër, ndryshe nga kafet dhe restorantet”.

TIFOZËT – “Në fakt, nuk isha aty në momentin e tifozëve, por jam i bindur që të gjithë janë në mbështetje të Tiranës. Paqja mes dy palëve do të vijë pas fitores”,- u shpreh Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *