Daja: Do ishim më lart me grupin e plotë

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “E kishim vlerësuar Tiranën prej lojërave të mira, jo prej pozicionit. Shfrytëzuam pushimin, që ka dy anë medalje. Humb ritmin e lojës, u pa që patëm probleme në pjesën e dytë. Ishte ndeshja që na mban lart, afrohemi me vendin e tretë. Për të gjitha këto e vlerësuam maksimalisht kundërshtarin. Na vjen keq për pozicionin e tyre, por bëjmë më të mirën për Flamurtarin”.

Objektivi? Duhet të përmirësohemi në vazhdimin e lojës, të kemi minuta të mira më shumë. Të kemi besim për të shkuar përpara. Edhe pragmatizmi nuk është keq. Kjo fazë është e vështirë për të gjitha ekipet. Pikët kanë më shumë vlerë se spektakli. Jemi një grup që ka harmoni, shpirt skuadre. Motivimi vjen prej kësaj”.

Flamurtari pa rroga lufton për Europën? Do e veçoja këtë problem, shpresoj që gjerat do përmirësohen. Kemi marrë besimin e presidentit. Nëse do kishte qenë një situatë më pozitive, me gjithë grupin gati, do ishim më sipër në tabelë dhe në lojëra. Megjithatë jam i kënaqur me këtë ecuri që ka ekipi. për të qenë i sinqertë, janë ata përpara dhe pastaj vijmë ne si staf. Nëse do kisha grupin që nisi kampionatin, do isha në rregull”.

Bëmë pjesë të parë të mirë. Pjesën e dytë e kishte iniciativën Tirana. Kemi ndryshuar shumë pozicione, Batha, Rrapaj dhe Musta. Sukaj nuk e ka gjendjen fizike ende”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *