“Ramsej si Bejl, do luajë me klubin më të madh italian”

Rajan Gigs zhvilloi një karrierë fantastike me Mançester Junajtid si futbollist, ndërsa tani ka nisur atë të trajnerit. Uellsiani po drejton kombëtaren e tij, që ka në përbërje emra cilësorë si Garet Bejl dhe Aron Ramsej.

Trajneri vlerëson transferimin e mesfushorit të Arsenalit në Serie A në prononcimin e dhënë për “Sky U.K”. Ramsej do të vihet nën urdhrat e Alegrit duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Gigs nuk i kursen elozhet për kampionët e Italisë dhe bën një krahasim me Bejlin. Ky i fundit luante me Totenhemin përpara se të kalonte te Reali i Madridit, aty ku u shndërrua një lojtar i nivelit të lartë.

Rajan Gigs

Të gjithë e kemi parë se çfarë ka bërë Bejl pasi u transferua në Spanjë. Juventusi do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për Ramsejn. Aron do të shkojë në një klub të madh, klubin më të madh italian. Mjafton të shikoni se çfarë strukturash kanë krijuar bardhezinjtë. Vendimi për t’u larguar nga Arsenali nuk ka ndikuar tek ai, pasi po vazhdon të luajë mirë”, përfundon legjenda uellsiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online