Simo Rrumbullaku i ka munguar shumë Kukësit këtë edicion. Mbrojtësi ka qenë i pafat, për shkak se është dëmtuar që në javën e dytë të kampionatit, por edhe pas rikthimit sërish u dëmtua që në ndeshjen me Kastriotin në javën e nëntë. Sërish gjirokastrit ishte i detyruar që të qëndronte jashtë, por vuajtja duket se po shkon në fund.
Rrumbullaku është bashkuar me skuadrën në vrapimet e lehta, por dhe në ushtrimet e thjeshta, ccka paralajmëron se është në fazën e fundit të rikuperimit dhe mund të jetë pjesë e skuadrës që në takimin e radhës me Kamzën. Gjithsesi, fjala e fundit i takon stafit mjekësor që duhet të thotë nëse mund të zbresë në fushë.
Kukësi po kalon nj moment jo të mirë, pasi ndodhet mjaft larg Partizanit dhe duket e vështirë që të pretendohet titulli. Rikthimi i Rrumbullakut e qetëson disi Cungun, i cili e kishte veçuar disa herë s mungesa e mëngjarashit ka qenë një hall më vete për skuadrën.