Milani “pa mbrojtje”,  hedhin sytë nga ish-lojtari i Interit

Problemet e të dëmtuarve te Milani duken se nuk kanë të mbaruar. Pas dëmtimeve të Kaldaras dhe Musakios, ditët e fundit janë dëmtuar dhe Romanjoli e Kalabria, të cilët ishin të angazhuar në kombëtaren A dhe kombëtaren U21.

Situata e krijuar te kuqezinjtë duket katastrofike, pasi thuajse e gjithë mbrojtja është në infermieri dhe tashmë sytë janë të drejtuara nga merkatoja dhe nga përforcimet e mundshme. Deri në merkaton e janarit, mbeten dhe një muaj e gjysmë dhe drejtuesit e “djallit” kanë nevojë urgjente për përforcime.

Për këtë arsye, shpresa e vetme mbeten lojtarët pa kontratë. Siç raportohet nga mediat italiane, drejtuesit kuqezinj, po mendojnë seriozisht për afrimin e një mbrojtësi dhe alternativat janë në tavolinë për momentin. Bëhet fjalë për Nikolas Burdison, Robert Huth ose Blanshard.

Burdiso u tërhoq nga futbolli pak kohë më parë, por nuk do të përjashtohej një rikthim në Serinë A, ku ka qenë dhe pjesë e Interit. Huth gjithashtu është një lojtar pa kontratë, teksa vite më parë ishte pjesë e mrekullisë Leister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online