Kukësi është mundur nga Apolonia në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në Fier takimi u mbyll me rezultatin 2-1 dhe tani skuadra e drejtuar nga Armando Cungu duhet të përmbysë atë disfatë dhe të sigurojë kalimin në fazën çerekfinale.
Klubi verilindor ka bërë me dije listën e lojtarëve të grumbulluar dhe bie në sy emri i Valdet Ramës. Sulmuesi anësor nuk ka shumë kohë që është bashkuar me Kukësin dhe me shumë mundësi do të debutojë kundër Apolonisë.
Maliki, Dzaria dhe Uilliam Kordeiro nuk figurojnë në listën e të grumbulluarve për takimin e Kupës së Shqipërisë me fierakët. Ndeshja luhet në Pezë Helmës prej orës 13:30.
Lista e skuadrës: Frashëri, Shameti (kapiten), Krasniqi, Rrumbullaku, Teqja, Rroca, Çyrbja, Ethemi, Reginaldo, Shkurtaj, Limaj, Basha, Sekja, Dzemailji, Rama, Joti dhe Selimi.