Çudi italiane, vendi i tetë i Serie A ka shënuar më shumë se Juventusi

0

Ekipet e kreut janë gjithmonë ata që shënojnë më shumë në futboll, por nuk ndodh gjithmonë kështu. Në Serie A skuadra që ka shënuar më shumë gola nuk është as Juventusi e as Napoli ose Inter.

Sulmi më efikas në Serie A pas 19 javësh kampionat është Atalanta e vendit të tetë. Skuadra nga Bergamo ka shënuar 39 gola deri më tani, duke i kaluar Juventusit të vendit të parë me vetëm një gol më shumë.

Një statistikë e pabesueshme duke marrë parasysh se vendin ku renditet ekipi ku luajnë Berat Gjimshiti dhe Ertrit Berisha. Në kampionatet e tjera Europiane nuk ka të tilla surpriza. Në Gjermani, Francë dhe Spanjë, skuadrat kryesuese kanë shënuar më shumë gola, ndërsa në Angli, Siti i vendit të dytë ka është skuadra që ka gjetur më shumë rrjetën e kundërshtarëve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.