Solskjaer: De Gea-Marsial? Janë te klubi më i madh në botë, i bind unë të qëndrojnë

Ole Gunar Solskjaer e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në stolin e Mançester Junajtid, duke fituar tre ndeshjet e para. Ardhja e norvegjezit në stol ka rikthyer qetësinë në ekip, ndërsa Solskjaer ka një tjetër detyrë për të kryer. Kontratat e David De Geas dhe Antoni Marsial përfundojnë në verë dhe nuk kanë rinovuar akoma.

Portieri spanjoll dhe sulmuesi francez janë shumë të rëndësishëm për klubin dhe trajnerin dhe ky i fundit do të bëjë të pamundurën për t’i bindur ata që të qëndrojnë te Mançesteri.

E di që klubi dëshiron të rinovojë me ta, sepse janë lojtarë me kualitet të lartë. Gjithçka varet nga lojtarët, por kur je te Mançester Junajtid nuk ka bar më jeshil në anën tjetër. Je në vendin më të mirë dhe Junajtid është klubi më i madh në botë. Sa më përket mua, shpresoj t’i ndihmoj, ose t’i udhëzoj këta lojtarë që të qëndrojnë me ne. Nëse je një titullar i Junajtid, mendoj se duhet të shfrytëzosh mundësinë për të qëndruar këtu dhe të bëhesh pjesë e historisë së klubit”, përfundon trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online