CR7, sekreti dhe biseda me të birin: Paratiçi zbulon skenarin e transferimit!

Transferimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit në drejtim të Juventusit, padyshim ishte kalimi që bëri më shumë bujë në merkaton e kësaj vere. Ylli portugez u ble për 100 milionë euro, në një operacion që dhe tifozët më të çmendur të bardhezinjve nuk do e mendonin.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është padyshim një nga personat kyç në arritjen e marrëveshjes dhe italiani ka zbuluar se ideja për të kaluar në radhët e bardhezinjve ishte e vetë Ronaldos. Paratici ka thënë se ishte Horge Mendes, agjenti i Kristianos, i cili i tregoi se klienti i tij do të dëshironte të luante për “zonjën e vjeter”.
“Kur u takuam me Mendesin për të diskutuar për Kanselon filloi e gjitha. Horge më tha: ‘Nuk do ta besosh këtë, por Ronaldo dëshiron të vijë te Juventusi’. Unë iu përgjigja që e besoja, por që më dukej e vështirë për ta realizuar”.

“Djali im e ka idhull. Më kërkonte bluzën e tij dhe shkova të shihja në Portugali një ndeshje të kombëtares dhe ia solla bluzën. Nuk e hiqtë kurrë. Gjithmonë më pyeste: ‘Babi, pse nuk e blejmë Kristianon?’ Sepse është e pamundur përgjigjesha unë. Kur çdo gjë u finalizua, më pas erdhi përsëri dhe mu drejtua: ‘Babi, ti më the që ishte e pamundur’. Nuk kisha përgjigje…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online