“CR7? Mund të luajë një film me… Ibrën. Kopje e mahnitshme!”

0

Presidenti i Napolit është një personazh mediatik dhe shumë karizmatik. Gjithmonë origjinal dhe aspak përtesë për të shprehur mendimet e tij në stilin e vet. Më pas vijojnë kritikat dhe reagimet, por De Laurentis as që do t’ja dijë. Ai është një producent filmash dhe idetë nuk i shterojnë kurrë. Në një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, kreu i klubit napolitan flet për merkaton e Napolit dhe ndalet tek dyshja Ronaldo-Ibrahimoviç. Një portier dhe një anësor, i cili luan në të dyja krahët, janë objektivat e ekipit të Ançelotit dhe në fund batuta për dyshen e famshme.

“Darmian tek ne? Mund të jetë diçka e vërtetë, por edhe e rremë. Futbollisti kërkon 5 vite kontratë.” Përveç plotësimit të kohëzgjatjes së kontratës, nevojitet akordi për rrogën e anësorit dhe marrëveshja me Mançesterin e Murinjos. Por Darmian nuk është i vetmi, i cili mund të jetë rivali i ri i Hysajt, Mario Ruit dhe Gulamit.

Sa i përket repartit ofensiv, preferenca e De Laurentis është spanjolli i Valencias, Rodrigo. Ky i fundit është i lumtur te ekipi aktual, por një ofertë zyrtare mund të ndryshojë gjithçka. Në fund dhe një batutë për Ronaldon dhe Ibrën.

“Ronaldo është një intuitë e Anjelit: më shumë një operacion financiar se sa një operacion Juventusi. Portugezi mund të ishte një zgjidhje perfekte për të realizuar një film, madje mund ta vendosim të luajë bashkë me Ibrahimoviç: një kopje e mahnitshme. Na mbetet të shohim nëse rezultati i tij futbollistik do të jetë i barabartë me atë komercial, të cilët janë dy koncepte të ndryshme. Në një farë pike, koha kalon dhe mosha ecën. Ibra dukej si një hero i një epoke tjetër dhe që mund të luante deri 40 vjeç, por ai u dëmtua dhe përfundoi në futbollin amerikan.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.