Në Itali nuk falin më, përjashtohet edhe Avelino

Deri para pak vitesh Italia ishte një kaos total në kategoritë e ulëta, me shumë klube që kishin probleme financiare dhe nuk ishin korrekte me pagesat, por nuk ndëshkohej askush. Pak a shumë si në Shqipëri, ku mbretëron kaosi edhe tani dhe nuk respektohet asnjë rregullore e UEFA-s, me klube që shpenzojnë pa fund për pagat dhe nuk arkëtojnë asgjë, apo me paga të vonuara me muaj të tërë e më lojtarë që enden gjykatave.

Megjithatë, në Itali gjërat kanë ndryshuar dhe këtë verë Federata Italiane ka bërë spastrim, duke përjashtuar shumë klube nga Seria B e poshtë, për shkak të vonesave në shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj shtetit, apo ndaj lojtarëve.

Bari do ta nisë nga Seria D, me pronar të ri, ndërsa sot edhe konfirmuar edhe përjashtimi i Avelinos.

Klubi kampan u përjashtua nga Seria B për disa vonesa në pagesën e kontributeve për sigurimet shëndetësore dhe taksat, ndërsa dot në Komitetin Olimpik Italian u mbajt seanca e Apelit, por sërish asnjë falje. Tani Avelino do të apelojë në gjykatat administrative krahinore, por shanset për sukses janë thuajse zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online