Napoli është vënë në kërkim të një sulmuesi, për të cilin është gati të hapë thesin. Në krye të listës së Ançelotit qëndron Rodrigo Moreno, spanjolli me origjinë braziliane.
Klubi italian ka gati një ofertë serioze për Valencian: 70 milionë euro pa llogaritur bonuset e ndryshme në bazë të objektivave të arritura.
Sulmuesi 28-vjeçar është objektivi i madh i Napolit, por problem mbetet dëshira e tij. Ai nuk është totalisht i bindur për kalimin tek ekipi i Ançelotit, por Horge Mendes mund t’i japë zgjidhje çështjes.
Agjenti portugez zotëron të drejtat e Rodrigos dhe marrëdhëniet e mira me klubin nga jugu i Italisë mund të ndikojnë në kryerjen e këtij transferimi.