Kush e fiton Topin e Artë 2017? Qartësisht jo Leo Mesi. Revista franceze France Football, e cila jep edhe verdiktin e fituesit të Topit të Artë, ka lënë sulmuesin e Barcelonës jashtë formacionit ideal të edicionit të fundit në Champions League.
Argjentinasi, autor i 11 golave në këtë kompeticion, vetëm një gol më pak se Kristiano Ronaldo, është lënë në stolin e rezervave, duke humbur qartësisht betejën e përjetshme me Ronaldon, i cili natyrisht do të fitojë Topin e Artë këtë vit.
Në formacionin e France Football dominojnë Reali dhe Juventusi, me nga 4 lojtarë, ndërsa të tjerët janë Fabinjo e Lemar nga Monako dhe Nejmar nga Barcelona.
Trajneri më i mirë është natyrisht Zinedin Zidan, ndërsa në stol janë tre lojtarë të Juves dhe tre francezë, pasi është France Football.
FORMACIONI MË I MIRË (4-3-3)
Bufon (Juventus)
Dani Alvesh (Juventus)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Bonuçi (Juventus)
Marselo (Real Madrid)
Fabinjo (Monaco)
Modric (Real Madrid)
Lemar (Monako)
Dibala (Juventus)
Nejmar (Barcelona)
Kristiano Ronaldo (Real Madrid)
STOLI: Ter Stegen (Barcelona), Chiellini (Juventus), Mendi (Monako), Kedira (Juventus), Messi (Barcellona), Mandzukic (Juventus), Benzema (Real Madrid) e Mbapé (Monako).