Fitorja ndaj Njukasëll dhe humbja e Mançester Sitit ndaj Leisterit, ka bërë që shumë tifozë të Liverpulit të besojnë me të drejtë se ky është viti i tyre dhe se pritja 28-vjeçare do të marrë fund. “Të kuqtë” ndodhen gjashtë pikë larg vendit të dytë, pozicion ky që prej ditës sotme mbahet nga Totenhemi.
Nëse shfletojmë librat e statistikave duhet të kthehemi pas në nëntor të vitit 2002 për ta parë Liverpulin, po në këto pozita. Asokohe të drejtuar francezi Zherard Hulier, Liverpuli u duk se do rikthehej te titulli kampion.
Por, më pas situata mori një kthesë 180 gradë. Vetëm dy fitore në 16 ndeshje të kampionatit anglez, ecuri kjo që bëri që në fund të sezonit, skuadra ta shikonte veten në vendin e pestë dhe titulli t’i shkonte rivalëve të përjetshëm të Mançester Junajtid.
6 – This will be the first time since 2nd November 2002 that Liverpool will end the day 6+ points clear at the top of the Premier League table. Leaders. pic.twitter.com/IpehKPYISf
— OptaJoe (@OptaJoe) December 26, 2018
Tabela përfundimtare 2002 / 2003