“Çfarë përmirësimi, Kieza është Mbape i ri!”

Fiorentina po zhvillon një sezon pozitiv dhe mbi të gjitha një futboll shumë të bukur. Ekipi nga Firence renditet në vendin e dhjetë me 36 pikë, ndërsa është një hap larg finalës së Kupës së Italisë. Ndeshja e parë e zhvilluar në shtëpi përballë Atalantës përfundoi në një barazim të çmendur 3-3, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet në Bergamo.

Silvio Pioli ka folur për Federiko Kiezën dhe trajnerin e tij të preferuar në prononcimin e dhënë për “Pentasport”. Rritja e 21-vjeçarit, i cili ka shënuar 11 gola këtë sezon, e ka befasuar trajnerin viola. Pioli nuk i kursen elozhet për të dhe e krahason me një “përbindësh” si Kilian Mbape.

KIEZA – “Federiko po rritet shumë dhe nuk e prisja këtë ndryshim radikal që ka pësuar gjatë këtij sezoni. Ai është pjekur dhe ka ndryshuar qasje. Nuk e di se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij, por është shumë i kujdesshëm për gjërat që ndodhin rreth klubit. Në këtë moment Kieza është talenti italian më i madh, së bashku me Zaniolon. Nuk e di nëse do të bëhet një sumues, i cili shënon 20 gola në sezon. Megjithatë, po më befason përmirësimi që po i ndodh në fazën ofensive dhe mund t’i ngjajë shumë Kilian Mbapesë.”

MODELI – “Për mënyrën se si i përmirëson lojtarët, për metodet e punës dhe për faktin që e kam ndjekur nga afër për një javë, do kisha kënaqësinë të stërvitesha nga një trajner si Pep Guardiola.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online