Mes vuajtjeve dhe racizmit, njeriu që e zbuloi zbërthen Fiorin Durmishajn

Janis Evans Pavlopoulos është njeriu që dërgoi Fiorin Durmishajn te Panionios. Një nga skautët kryesorë të klubit grek ka dhënë një intervistë të gjatë ku flet shumë për sulmuesin shqiptar, i cili duhet të zgjedhë mes vendit të origjinës dhe shtetit ku jeton dhe është formuar si futbollist.

Për të nuk ka qenë asgjë fushë me lule dhe Pavopoulos tregon në intervistën për “fosonline.gr” edhe vuajtjet, që sipas tij e kanë forcuar shumë Durmishajn dhe kanë bërë që ai të kalojë çdo problem që i ka dalë përpara. Për ata që nuk e dinin, në fillimet e tij në Rodos 22-vjeçari luante si mbrojtës, ndërkohë që më pas u kthye në një “gjahtar” goli.

ZBULIMI I I TIJ – “Ua kam thënë se do të bëjë një karrierë të madhe që kur ishte në akademi. Morëm informacion nga bashkëpunëtorët tanë në Rodos, të cilët na thanë se ishte një lojtar shumë i mirë. Kontaktuam me familjen e tij dhe ata kishin shumë probleme financiare, që nuk dua t’’i përmend. E çuam në Athinë dhe e angazhuam me Panionios U17. Trajner ishte Dimitris Kuzinos. Ky fëmijë ka kaluar shumë probleme në Greqi. Nuk është thjesht çështje varfërie, është racizëm. Megjithatë, Durmishaj ka një karakter shumë të fortë dhe vullnet të hekurt, ndaj jam i sigurt që do ketë një karrierë të madhe. Nuk e ndal asgjë! Që në seancat e para unë dhe Kuzinos kuptuam që ai ka një talent të madh. Që të kesh sukses në futboll duhet të kesh ego dhe karakter. Ai i ka këto”.

POZICIONI – Kur ishte i vogël luante si mbrojtës te Rodos. E pamë që kishte konstrukt fizik të shkëlqyer, e provuam në qendër të sulmit, ishte fantastik! Kishte nuhatje të madhe për gol, ndaj e lamë përfundimisht në sulm. Ai mund të luajë edhe pas sulmuesit, por për mua është sulmues klasik”.

PIKA MË E FORTË – “Nuk do t’ju flas për golat, as për strukturën e trupit dhe forcën.  Sytë e mi kanë parë shumë lojtarë të dobët dhe të zhvilluar, por po ju them këtë dhe këmbëngul: Ai fëmijë jetonte për futbollin. Punon si qen për t’u përmirësuar çdo ditë, është një njeri që ka luftuar shumë në jetën e tij dhe ka kapërcyer vështirësi të mëdha. Durmishaj ka një shpejtësi të mirë, duke parë gjatësinë e tij. Ai është nga ata që kalon çdo vështirësi, kurrë nuk dorëzohet”.

DHËNIA BORXH – “Huazimi i tij te Kalithea dhe Lamia mund ta bënte të dorëzohej, por kjo do ndoshte nëse do ishte ndonjë personazh tjetër. Ua thashë, asgjë nuk e ndalon. Shkoi atje dhe luajti mirë, edhe pse për mua duhet të kishte pasur një shans në ekipin e parë më herët. Duhet t’i kishin besuar më parë. Huazimi i tij funksionoi dhe ishte një provë tjetër që ai duhet ta kapërcente”.

GREQIA – Jam shumë krenar për të, pasi kam qenë pranë tij përgjatë karrierës së tij të vështirë. Po flasim për një familje shumë të varfër dhe me shumë probleme që Fiori është përballut. Kjo e ka bërë atë edhe më të veçantë. Jam shumë i kënaqur të dëgjoj trajnerin dhe zyrtarët e ekipit kombëtar që e duan në përfaqësuesen greke. Është sulmuesi qendror më i mirë i moshës së tij.

“A është grek ai? Sigurisht që është grek. Ai është rritur këtu, por natyrisht që e do vendin e prindërve të tij. Gjithashtu e do edhe Greqinë. Fiorini, unë e di, është në zemër dhe në mendje grek. Mendoj se do të vendosë të veshë fanellën e Greqisë dhe jo të Shqipërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online