Raxha Naingolan është një çështje që tek Interi nuk ka marrë ende zgjidhje. Momentalisht mesfushori belg është i pezulluar, ndërkohë që problemi tjetër që e thelloi çarjen me klubin është edhe përgjimi telefonik që i është bërë lojtarit.
Dukshëm dukjet tërbimi i Naingolan, i cili thoshte: “Jam në një thertore, dua të largohem nga Interi menjëherë. Unë kam dhënë më të mirën gjithnjë dhe jam i qetë, por nëse tifozët më ofendojnë sërish nuk e di se çfarë do të bëj. E kam mik Totin dhe mund të më ndihmojë që të iki, por do më duhet që të bëj ndonjë rrëmujë këtu”.
QËNDRIMI I MAROTËS – Drejtori ekzekutiv i Interit, Bepe Marota, ka folur për gjendjen e krijuar momentalisht me Naingolan, duke hedhur poshtë lajmet për një largim të mundshëm të tij. “Situata është e njëjtë me njoftimi për shtyp që publikuam disa ditë më parë, ku përfshihen edhe arsyet tona. Klubi informohet nga trajner, i cili është lideri i grupit, dhe më pas vendimet merren nga ne”, ka thënë Marota për “Sky Italia”.
“Naingolan në merkato? Nuk mendoj kështu, absolutisht jo. Vendimi ynë për ta pezulluar atë nuk zhvlerëson vendimin që ne morëm në korrik. Vendimi është marrë pasi ka të drejta dhe detyrime në një grup. Sa më shpejt të rikthehet, aq më shpejt do harrohet”, ka përfunduar Marota.