Çështja Grizman, Atletiko ka provën e “fundosjes” së Barçës

Edhe pse Grizman është transferuar te Barcelona dhe ka debutuar me katalanasit, duket se lufta mes Atletikos dhe katalanasve nuk ka përufnduar. Mediet vendase raportojnë se drejtuesit e klubit madrilen kanë siguruar një dokument tepër të rëndësishëm për çështjen e transferimit të yllit francez.
Atletiko pretendon se Barcelona ka nisur negociatat me Grizman që në marsin e kaluar pa marrë leje te klubi bardhekuq. Këtë e vërteton dokumenti i siguruar nga presidenti Hil Marin. Materiali është një e-mail, që Sevan Kerian, avokati i Grizman ja ka nisur Barcelonës në muajin mars. Në të janë detajet e marrëveshjes dhe kërkesat e francezit.

Pas kësaj Barcelona rrezikon shumë. Së pasi atyre do u duhet të japin edhe 80 milionë euro, duke qenë se kanë arritur marrëveshje me lojtarin kur klauzola e tij ishte 200 milionë euro. Së dyti ata rrezikojnë dënim shembullor sepse kanë thyer rregullat e FIFA-s mbi transferimet. Një mundësi është bllokimi i merkatos.

Megjithatë, çështja është në shqyrtim dhe duhet vërtetuar origjinaliteti i provës dhe mënyra e sigurimit të saj. Pretendohet se bashkëpunëtorët e avokatit e kanë shitur te drejtuesit e Atletiko Madridit. Pritet edhe fjala e Grizman si dhe provat që ai disponon për të mbrojtur veten e tij dhe Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online