Çështja e trajnerit është kthyer në kryefjalë në ambientet e Juventusit, me Masimiliano Alegrin që ende ëshë në pikëpyetje për sezonin e ardhshëm.
Pak kohë më parë, trajneri i bardhezinjve kishte thënë në media se do të kishte një takim me presidentin Anjeli, ku do të diskutohej mbi të ardhmen e tij si dhe mbi sezonin e ardhshëm, takim që ndodh çdo fund sezoni.
Fillimisht u tha se një takim i tillë nuk do të ndodhë, pasi Juventusi kishte vendosur që do të merrte në krye të stolit Antonio Konten, por këto zëra ranë shumë shpejt poshtë, pasi Interi duket se është më pranë trajnerit italian.
Ditën e sotme, duket se është qartësuar gjithçka dhe sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Alegri dhe Anjeli do të kenë një takim kokë më kokë pasditen e sotme, ku pritet të merret dhe vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e stolit të Juventus.