Pezullime tek Erzeni e Luftëtari, Disiplina fakton kampionatin fals te moshat

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka disa vendime të marra për shkeljet e hasura në futbollin tonë. Nga Superiorja e ka pësuar Neritan Novi, zëvendëstrajneri i Luftëtarit. Më poshtë zbresim në të Parën, ku zyrtari i Erzenit, Arjan Hoxha, është pezulluar për një vit.

Dënime edhe në Kategorinë e Dytë, ku bie në sy Kukësi B që humb ndeshjen në tavolinë për shkak se nuk është paraqitur në Burrel për t’u përballur me Klosin. Ajo që “vret” më së shumti është fakti që shumë ndeshje te moshat vijojnë të mos zhvillohen, për shkak se ekipe të ndryshme nuk paraqiten.

Është një sëmundje e përvitshme dhe që shpesh bëhet nga ekipe të caktuara. Një garë e rreme, duke parë se si shumë ekipe nuk denjojnë as të marrin rrugën për të luajtur. Sigurisht dihet gjendja financiare, pasi shpesh për moshat shumë klube nuk interesohen aspak dhe vijnë gjithë këto problematika.

VENDIMET E DISIPLINËS
Zyrtari i KF “Luftëtari”, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik. Në bazë të Nenit 20 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe qëndrimi në territorin përreth fushës së lojës.

KF “Kukësi B”, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Klosi”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KF “Luzi 2008”, Kristi Lacka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Tirana B”, Klajdi Nazlli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF “Butriti”, Adriatik Faslli, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

Zyrtari i KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

KF “Dinamo” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Luftëtari” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Durresi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Vllaznia” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Korabi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

FC “Termi” femra, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” femra, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini”, Emilian Lluca dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emilian Lluca vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Çeljen e hetimit disiplinor mbi kërkesën e KF “Iliria” U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen midis “Shënkolli U-19 – Partizani U-19”, datë 28.04.2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online