“Çështja Çinari”, vjen reagimi nga pala spanjolle

0

Transferimi i Erald Çinarit te Deportivo Alavesh, është bërë një çështje problematike në Shkodër. Vllaznia pretendon se kalimi i mëngjarashit te klubi spanjoll është kryer pa dijeninë e tyre dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara. Skandali thellohet akoma më shumë, pasi shkodranët thonë dhe se paratë që Alavesh pretendon se ia ka depozituar palës shqiptare, nuk kanë përfunduar në llogarinë bankare të tyre, por në Itali, tek një llogari që tani nuk ekziston më dhe s’ka kurrfarë lidhje me klubin.

Dje ka ardhur dhe reagimi i klubit spanjoll. Në një prononcim për medien spanjolle “Gasteiz Hoy”, pala spanjolle është mbrojtur duke thënë: Transfertën e Çinarit e mbyllëm me bordin e mëparshëm të Vllaznisë. I gjithë dokumentacioni jonë është tërësisht i rregullt, nuk është bërë asnjë shkelje ligji, ndërsa paratë i depozituam në llogarinë që na u dha nga kontaktet zyrtare me bordin e vjetër të Vllaznisë”.

Nga deklarata e spanjollëve, nënkuptohet qartë që ata ia hedhin fajin për “lëmshin” e krijuar në këtë transferim, punonjësve të mëparshëm të skuadrës shkodrane. Në prononcimin e tyre, përfaqësuesi i Alavesh thotë se është i bindur se dhoma e zgjidhjes së konflikteve në FIFA do t’i japë të drejtë klubit të tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.