Cerezo nuk trembet: Objektivi ynë është finalja!

Ditën e sotme u hodh shorti i fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League. Goglat nuk u treguan dhe aq bujare me disa nga ekipet pretendentë, duke vendosur duele “ferri” që në këtë fazë. Liverpuli do të përballet me Bajernin e Mynihut, ndërsa Juventusi do t’i duhet të përplasë brirët me Atletikon e Madridit.

Pikërisht me duelin e fundit që përmendëm, ka folur presidenti i Atletikos, Enriko Cerezo. Numri një i klubit madrilen nuk u duk dhe aq i shqetësuar për shortin e ekipit të tij, duke pranuar se për të pretenduar fitimin e Championsit, duhet të ndeshesh me ekipet më të forta të kompeticionit.

“I lumtur që jemi në këtë fazë, pasi është shumë e rëndësishme për klubin. E dinim që ekipet e vendeve të para ishin shumë të forta. Në qoftë se pretendon të shkosh në finale, që këtë vit luhet në stadiumin tonë, duhet të kalosh ekipet më të forta dhe më të mira. Nuk është hera e parë që luajmë ndaj Juventusit. Objektivi ynë është të jemi në finale”, ka përfunduar fjalët e tij presidenti i Atletikos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online