Pas një sezoni të vështirë me Mançester Juanited dhe Francën për Antoni Marsial vjen një drite jeshile. Sulmuesi 22-vjeçar francez nuk ishte shumë i preferuar nga Murinjo, trajneri i Junajtid, për të qenë pjese e formacionit të djajve të kuq sezonin që lamë pas. Gjithashtu, Marsial nuk shkëlqeu as në Kupën e Botës, ku u aktivizua vetëm 2 ndeshje, një si titullar.
Por, për sulmuesin duket një e ardhme e re në horizont. Ai ka marrë “OK” e largimit nga Murinjo, edhe pse trajneri është shprehur se nuk do të ishte diçka e lehtë për të riun ndërrimi i ekipit.
Shifra e kërkuar nga Junajtid për shitjen e Marsial është 60 milion sterlina. Të interesuara për sulmuesin francez janë ekipe si Çelsi, Totenham dhe Bajern Mynih. Më të favorizuar duken blutë e Londrës, që e shohin Martial si zëvendësuesin ideal të Hazard, gjithmonë në rast largimi të këtij të fundit drejt Madridit.