Llullaku shpjegon festën me shqiponjë: Është patriotizëm!

Një ndeshje, një gol. Rrjetë që i dha fitoren Astra Xhorxhut. Azdren Llullaku e nisi në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra e re, në rikthimin e tij në elitën e futbollit rumun. Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte në qendër të vëmendjes për festimin e golit përballë Steauas së Bukureshtit.

Pas golit, 30-vjeçari bëri simbolin e shqiponjës, ndërsa mediat rumume menjëherë rikujtuan festimet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në Botërorin 2018, pas golave të shëuar në portën e Serbisë. I pyetur rreth festimit të tij, LLullaku sqaroi se nuk dëshironte të provokonte askënd, pasi kjo është një shenjë patriotizmi.

“Festa me simbolin e shqiponjës është diçka që na përket ne shqiptarëve, është një shenjë patriotizmi. Nuk ka aspak lidhje me provokime apo gjëra të tilla, por një gjest nëpërmjet të cilit tregojmë se e kemi përzemër vendin tonë”, shpjegoi Llullaku.

Sulmuesi nuk mendon se festimi i tij mund të rrezikojë të shoqërohet me skualifikim. “Përse duhet të pezullohem? Unë kështu e festoj gjithmonë golin sa herë që shënoj. Kjo është mënyra ime për të festuar, asgjë më tepër”, tha djaloshi nga Istogu.

Azdren Llullaku u kthye në Rumani pas aventurës jo të mirë te Astana në vitin 2017, që u shoqërua me huazimin te Toboli, po në Premierligën kazake. Sezonin e kaluar ai luajti edhe me Virtus Entelën në Serinë B italiane dhe pasi klubi ra nga kategoria, sulmuesi u kthye në Ruani, aty ku ishte golashënuesi më i mirë me Gaz Metanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online