Çelsi “ngec” ndaj Ulvërhempton, perla e Hazard shpëton “kokën” e Sarrit

Çelsi u ndal në barazim 1 – 1 në “Stamford Bridge” në përballjen ndaj Ulvërhempton. Skuadra e Mauricio Sarrit e pati mjaft të vështirë të çante mbrojtjen e ekipit mik, që zhbllokoi i pari ndeshjen me anë të një kundërsulmi.

Çelsi pati një kontroll të frikshëm të lojës duke regjistruar 75% të zotërimit të topit, por londinezët nuk arritën të tregoheshin efikas me mundësitë që krijuan.

 

Në minutën e 56-të, “mysafirët” organizojnë një kundërsulm perfekt që finalizohet me gol nga këmbët e sulmuesit meksikan Raul Himenez.

Në pjesën e mbetur të takimit, Sarri hodhi të gjithë ekipin në sulm, por përsëri mbrojtja e “mysafirëve” ishte  e padepërtueshme, megjithatë një gol individual i Hazard shmangu disfatën për tijtë, duke garantuar një pikë, që sigurisht nuk e kënaq aspak skuadrën londineze.

 

Çelsi 1 – 1 Ulvërhempton
Shënues: Hazard 90+2 / Himenez 56’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *