Çelsi në udhëkryq, fate të ndryshme për Kovaçiç dhe Higuain

Javët në vazhdim do të jenë shumë të sikletshme për drejtuesit e skuadrës së Çelsit. Disa kontrata me futbollistë të mitur kanë sjellë që UEFA ta dënojë klubin londinez me pezullim të merkatos së verës dhe dimrit që vjen.

Megjithatë, shpresa e fundit e londinezëve është “CAS”. Krahas procesit ligjor “blutë” e Londrës u duhet të punojnë ne negociata me klube të ndryshme, gjithmonë me shpresë se nga Zvicra do të vijë lajmi i shumëpritur.

Për fatin e mirë të ekipit anglez, dy të huazuarit Gonzalo Higuain dhe Mateo Kovaçciç bëjnë përjashtim nga pezullimi i UEFA-s pasi në kontratat e tyre janë vendosur klauzola blerjeje të cilat e kanë marrë parasysh këtë situatë të veçantë.

Sipas “Goal.com”, kroati Kovaçiç ka bindur gjatë qëndrimit në Angli dhe negociata për të kanë filluar, megjithatë  situata është krejt ndryshe për Gonzalo Higuain. Argjentinasi pritet të rikthehet te Juventusi, ndërsa reparti i sulmit do t’i besohet francezit Olivier Zhiru, i cili është shumë pranë arritjes së një marrëveshje rinovimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *