Leçe pa stadium, shpërngulet në Kalabri

Leçe rikthehet në Serie A sezonin tjetër pas shtatë sezonesh në Serie B. Megjithatë, tifozët e klubit nga jugu i Italisë duket se do duhet të presin disa muaj më shumë se të tjerët për të shijuar spektaklin  e elitës së futbollit italian.

Arsyeja ka bëjë me punimet që po kryhen për rinovimin e stadiumit “ Via del Mare”. Të detyruar nga rrethanat drejtuesit e Leçes po kërkojnë një “shtëpi me qera” dhe me shumë gjasa ndeshjet e para të kampionatit Leçe do t’i luajë në qytetin  e Krotones.

Një udhëtim me makinë nga Leçe drejt Krotones zgjat më shumë se tre orë me makinë. Në Itali nuk është e panjohur praktika e zhvillimit të ndeshjeve në qytete të tjera, rasti më i njohur është Sasuolo që i zhvillon ndeshjet 30 kilometra më në veri në Rexho Emilia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online