Çelsi bën goditjen e parë, blen talentin për 64 milionë euro

Çelsi e ka bërë goditjen e madhe të merkatos, që në fakt ishte paralajmëruar prej kohësh. Kristian Pulisiç është blerë nga Borusia e Dortmundit për shumën e 64 milionë eurove. Por në Angli do transferohet në verë, pasi do qëndrojë i huazuar në Gjermani.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të luajë në Premier League, ndoshta për shkak të origjinës amerikane, ndaj nuk mundëm të rinovonim. Kjo bëri që të pranonim ofertën joshëse të Çelsi.  Jam i sigurt që në muajt e ardhshëm ai do të japë gjithçka për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, është shprehur drejtori sportiv i Dortmundit

Kristian Pulisiç aktivizohet me fanellën e Dortmundit prej thuajse katër vitesh, kur u mor në shkurtin e vitit 2015 nga SHBA. Me verdhezinjtë, 20-vjeçari numëron në total, në të gjitha kompeticionet 155 ndeshje dhe 32 gola të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online