Izazola në Superiore, meksikani jep përshtypjet e para

0

Kamza e ka nisur merkaton me një lëvizje në sulm dhe është një meksikan ai që pritet të mbërrijë në Shqipëri dhe të japë kontributin e tij për ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka. David Izazola nuk është një i panjohur për drejtorin Fabio Kordela.

Italiani që është pjesë e Kamzes e ka pasur sulmuesin në Hungari te skuadra e Honved dhe tanimë është bërë shkes që sulmuesi të vijë në Shqipëri dhe të nisë një eksperiencë të re.

“Mundësitë u jepen njerëzve që nuk dorëzohen e që vazhdojnë të punojnë derisa arrijnë atë që dëshirojnë… Faleminderit të gjithë personave të FK Kamza dhe veçanërisht Fabio Kordelës, që e bëri këtë të mundur. Rikthehem në një ligë të parë evropiane, më i fortë dhe në momentin tim më të mirë”, shkruan Izazola në llogarinë e tij në “Twitter”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.