VIDEO | Çoi peshë “Niko Dovanën”, njihuni me talentin e Shkëndijës

0

Shkëndija e Tiranës u shpall kampione e Shqipërisë për të rinj dhe do të marrë pjesë në UEFA Youth League, pasi mundi në finale Vllazninë kampione në dy sezonet e fundit. Heroi i ndeshjes ishte Ergi Ajazi, autor i dy golave. Një ndeshje e mirë për skuadrën kryeqytetase, ndërkohë që një tjetër lojtar që tërhoqi vëmendjen ishte Silvio Vokrri.

Pas një driblimi spektakolar në mesin e fushës, i riu ka marrë duartrokitjet e të pranishmeve në stadiumin “Niko Dovana”. Anësori i majtë, me origjinë nga Mirdita, hapat e parë në futboll i ka hedhur me Kukësin U15 dhe më pas ka kaluar te Porto U17.

Aktualisht është pjesë e Shkëndijës dhe në fjalën e tij për SportEkspres.com nuk e fsheh që është i surprizuar edhe vetë me rritjen që ka pasur. “Ky sezon ka shkuar shumë mirë për mua në aspektin individual. Jam rritur shumë si futbollist dhe kam bërë paraqitje që nuk i mendoja në fillim. Unë jam datëlindje 2001 dhe kam ende shumë kohë për t’u rritur, por synoj që shumë shpejt të kaloj dhe në një ekip A. Më pas, si çdo futbollist shqiptar, shpresoj që të luaj diku jashtë”, shprehet Vokrri.

Video tregon më së miri cilësitë e tij teknike, ndërkohë që vetë djaloshi shton: “Roli ku luaj më kërkon që jem i shpejtë dhe teknik, prandaj kam punuar shumë në këto dy aftësi. Besoj se për momentin do të luaj dhe një sezon te Shkëndija, që rritja ime të jetë graduale”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.