Çalhanoglu te Laipcigu? Vjen përgjigja befasuese për Milanin!

Hakan Çalhanoglu është një nga lojtarët më të preferuar të Xhenaro Gatuzos, por ky i fundit është pranë rikthimit në Gjermani. Për turkun interesohet Laipcigu dhe mediat italiane janë të sigurta për një akord mes Milanit dhe klubit gjerman: Çalhanoglu në Bundesligë dhe 22 milionë euro në arkat e kuqezinjve, që kanë zgjedhur edhe zëvendësuesin: Arnaut Gruenveld, holandezin 21-vjeçar të Klub Bryzhit.

Por, dikush ka zgjedhur të frenojë këtë tratativë, ose tenton t’i bëjë presion Milanit për të ulur pretendimet prej 22 milionë eurosh për kartonin e 24-vjeçarit. Ralf Rangnik mban postin e drejtorit sportiv të Laipcigut dhe atë të trajnerit. Në stol do të jetë deri në fund të sezonit për t’i liruar vendin trajnerit të ri Julian Nagelsman.

Ralf Rangnik

E njohim Hakanin, ka luajtur në Bundesligë, por tani është pjesë e Milanit. Operacioni i blerjes së tij është financiarisht i pamundur për ne dhe është e pamundur për të arritur marrëveshjen”, ka folur Rangnik në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së fundjavës kundër Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online