Hakan Çalhanoglu është një nga lojtarët më të preferuar të Xhenaro Gatuzos, por ky i fundit është pranë rikthimit në Gjermani. Për turkun interesohet Laipcigu dhe mediat italiane janë të sigurta për një akord mes Milanit dhe klubit gjerman: Çalhanoglu në Bundesligë dhe 22 milionë euro në arkat e kuqezinjve, që kanë zgjedhur edhe zëvendësuesin: Arnaut Gruenveld, holandezin 21-vjeçar të Klub Bryzhit.
Por, dikush ka zgjedhur të frenojë këtë tratativë, ose tenton t’i bëjë presion Milanit për të ulur pretendimet prej 22 milionë eurosh për kartonin e 24-vjeçarit. Ralf Rangnik mban postin e drejtorit sportiv të Laipcigut dhe atë të trajnerit. Në stol do të jetë deri në fund të sezonit për t’i liruar vendin trajnerit të ri Julian Nagelsman.
“E njohim Hakanin, ka luajtur në Bundesligë, por tani është pjesë e Milanit. Operacioni i blerjes së tij është financiarisht i pamundur për ne dhe është e pamundur për të arritur marrëveshjen”, ka folur Rangnik në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së fundjavës kundër Dortmundit.