Bylisi nuk dëshiron të bëjë shumë ndryshime në skuadër. Drejtuesit do tentojnë të bëjnë 3-4 afrime cilësorë, ndërkohë që do të ketë edhe largime. Duke ditur që numri i të huajve që lejohet të luajnë është katër, duhen bërë llogari edhe me këtë faktor.
Kështu, drejtuesit kanë vendosur të hapin një vend dhe është mbyllur marrëveshje me sulmuesin Dose Kofi, të cilin ballshiotët e afruan në verë. “Sulmuesi nga Togo, Dose Kofi është largimi i parë nga skuadra jonë. Gjithçka është zgjidhur me marrëveshje”, njofton klubi ballshiot.
Ai më parë ishte aktivizuar te skuadra e Skopje në Maqedoni, ku kishte shënuar pesë gola. Me fanellën e Bylisit ai shënoi një më tepër, ndërkohë që luajti në total në 16 ndeshje. 12 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë.