Bushiç do trofe dhe “kokën” e Skënderbeut

0

Flamurtari nuk fshihet këtë sezon. Vlonjatët duan trofe dhe këtë e shpreh edhe kapiteni Tomislav Bushicc. Nesër kuqezinjtë përballen me Skënderbeun dhe duan tre pikët për të kryesuar të vetëm.

“Është një fillim super për ne. Jemi gati për ndeshjen me Skënderbeun. Është një derbi i veçantë. Në fund tre pikët i kërkojmë. Kemi një skuadër të mirë, me lojtarë cilësorë”, është shprehur sulmuesi para mediave.

Kroati beson te cilësitë e ekipit dhe shpreson që në fund të fitojnë një trofe: “Kemi lojtarë si Danilo, si Torasa. Por na duhet shumë punë deri në fund të sezonit, kur edhe dua të fitojmë një trofe”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.