Dhimbje koke për Shehin, probleme për dy titullarë

Leonit Abazi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë me Laçin, ndaj edhe nuk do të jetë nën urdhrat e trajneri Shehi për ndeshjen me Flamurtarin. Por veç tij kanë probleme edhe dy prej titullarëve të tjerë.

Sulmuesi Blerim Krasniqi po kalon një gjendje gripale dhe në këtë mënyrë Skënderbeu do t’i besojë majën e sulmit nigerianit Oto Xhon. Kavajasi ishte zgjedhja e parë për Shehin në ndeshjet e para të këtij sezoni.

Shqetëson edhe Kristi Vangjeli. Mbrojtësi ka një problem në kofshë dhe nuk ka punuar me grupin në seancën e fundit stërvitore. Me shumë mundësi ai do të mungojë në ndeshjen e nesërme me vlonjatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online