Brozoviç shqetëson Interin, mësohet shkalla e dëmtimit

Sezoni po shkon drejt fundit dhe vështirësitë e arritjes së objektivave rriten. Shumë lojtarë ndihen të lodhur dhe disa prej tyre janë të pafat, duke u dëmtuar në momentin kur ekipi ka më shumë se kurrë nevojë për ta.

Marselo Brozoviç është një nga pikat më të forta të Interit. Mesfushori kroat pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Atalantës dhe do i duhet të qëndrojë disa ditë pushim.

Kroati ka kryer kontrollet e para dhe ka bërë një rezonancë magnetike. Ai ka pësuar një tërheqje muskulore në tendinën e këmbës së djathtë. Brozoviç do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Frozinones.

Ai do të kryejë kontrolle të mëtejshme dhe gjendja e tij do të vlerësohet më saktë javën e ardhshme, ndërsa mendohet se do të qëndrojë jashtë fushave rreth 2 javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online