Bregu humbet Kamzën, Skënderbeu me sytë nga Demte

Devi Bregu ishte një nga më të mirët në fushë për Skënderbeun në ndeshjen e djeshme, duke shënuar dy gola mjaft të bukur.  Megjithatë pushimet dimërore kanë ardhur më shpejt seç pritej për anësorin vlonjat.

Kartoni i marrë dje ishte i katërti për Bregun, i cili në të tilla kushte duhet ta ndjekë nga tribuna takimin e javës së ardhshme mes korçarëve dhe Kamzës. Ishte kartoni i katërt i verdhë, por protestat ishin të shumta, për faktin se Begu u gjakos në momentin kur arbitri i tregoi kartonin e verdhë.

Në Korçë janë të shqetësuar edhe për gjendjen e mesfushorit Benejani Demte. Mesfushori nga Etiopia u dërgua me urgjencë drejt spitalit në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi, mësohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, edhe pse mjekët mund të rekomandojnë që mesfushori të mos zbresë në fushë në ndeshjen e fundit të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *