Dhjetë me yll për Teutën, në Durrës mund të ëndërrojnë

0

Në fillim të sezonit llogaritë janë më se normale, duke u bazuar te merkato apo dhe situata në klub. Teuta ishte një prej ekipeve që bëri në plot kuptimin e fjalës, pasi ndryshoi pjesën më të madhe të ekipit, ashtu si dhe stafin.

Bledi Shkëmbi ndërtoi një ekip prej fillimi, duke marrë lojtarë me mjaft eksperiencë, si dhe elementë të rinj e premtues. “Djemtë e Detit” mund të thuhen se i kanë thyer të gjitha pritshmëritë, për faktin se pas 17 javësh, janë forca e dytë e kampionatit dhe me plot të drejtë mund të ëndërrojnë titullin.

Plot 10 ndeshje radhazi ka skuadra durrsake që nuk njeh humbje, praktikisht më shumë se një fazë, teksa rezultati negativ është ndaj Partizanit në kryeqytet në fazën e parë. Por, situata ka ndyshuar nga Partizani te Partizani, teksa stadiumi “Niko Dovana” në takimin me “demat” ishte i mbushur më shumë se çdo herë tjetër në vitet e fundit, çka tregon se bregdetarët kanë nisur të ëndërrojnë për titullin.

Teuta duhet admiruar për sezonin që po zhvillon, pasi 10 ndeshje nuk janë pak, ndaj me plot gojë mund të thithet se meriton dhejtë me yll. Kampionati është i gjatë, por durrsakët duket se janë në rrugën e duhur, nëse mbajnë këtë ritëm dhe pas pushimeve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.