Braziliani kërkon largimin nga Atletiko, PSG pret në sfond

0

Atletiko Madrid mund të humbasë një nga lojtarët e saj. Klubi spanjoll shpalli mbylljen e merkatos, por siç citon “Cadena Ser”, Felipe Luis ka kërkuar largimin dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë PSG.

Braziliani është i pakënaqur, sepse ka humbur vendin e titullarit. Simeone preferon Lukas Hernandez si zgjedhje të parë dhe diçka e tillë ka bërë që Felipe Luis të kërkojë largimin për në kampionatin francez. 33 vjeçari e ka kuptuar që për të nuk do të ketë shumë minuta gjatë sezonit dhe ka informuar zyrtarisht klubin, duke iu kërkuar që të largohet.

Mbrojtësi i majtë kërkohej nga Juventus, por bardhezinjtë vendosën të mos shisnin Aleks Sandron dhe negociatat ngecën. Siç raporton “El mundo”, PSG ka bërë një ofertë zyrtare për brazilianin dhe Felipe Luis mund të bashkohet në kryeqytetin spanjoll me Nejmarin dhe Dani Alvesh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.