Bonuçi përgatit “telenovelën” e radhës, gati të largohet nga Juventusi!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Leonardo Bonuçi duket se kërkon të ndërrojë ambient çdo sezon. Në vitin 2017, italiani la Juven për të kaluar te Milani, duke u kritikuar shumë për këtë kalim, sidomos nga tifozët.

Gjithsesi, një vit më vonë gjërat ndryshuan dhe Bonuçi vendosi të rikthehej në shtëpi, të paktën ashtu e quan ai Juventusin. Sidoqoftë, këtë vit duket se jemi kthyer përsëri tek i njëjti film.

Siç raportojnë mediat italiane, Leonardo Bonuçi mund të kalojë te PSG. Ardhja e Mauricio Sarrit në stol dhe mbi të gjitha blerja e De Ligt do ta bënin më të vështirë “jetën” e Leos në Torino.

Kujtojmë se Daniele Rugani gjithashtu është një ndër të preferuarit e Sarrit, pasi me mbrojtësin, trajneri italian ka punuar tek Empoli. Gazzetta dello Sport dhe Sport Mediaset raportojnë se kontaktet e para kanë nisur dhe operacioni ka gjasa të mbyllet me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *