Përjashtimi i Milanit nga Europa, klubi spanjoll “mbush arkat”!

Ditën e djeshme u mor vendimi që Milani do të përjashtohej nga Kupat e Europës për sezonin 2019/2020. Kuqezinjtë mbetën jashtë Europa League, me vendin e tyre që e mori Torino.

Këta të fundit do ta nisin nga eleminatoret, ndërsa Roma do të kalojë menjëherë në grupe. Gjithsesi, nga përjashtimi i Milanit nuk përfitojnë vetëm Roma dhe Torino, por edhe një klub spanjoll.

Shumica do të habiten, por arsyeja është e thjeshtë. Aleks Berenguer është një lojtar i Torinos, i cili është blerë nga Osasuna dhe në kontratën e tij thuhet se nëse Torino luan në Europë, klubit italian i detyrohet spanjollëve edhe 500 mijë euro.

Kështu, vendimi për përjashtimin e Milanit, nuk gëzoi vetëm Romën e Torinon, por edhe të sapongjiturit në La Liga, Osasunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online