Lorenco është tifoz me Torinon. Babai i tij, Leonardo është një nga lojtarët kryesorë të rivalëve të qytetit, Juventusit. E gjithë familja Bonuçi ishte mbrëmë në “Olimpico” për të shijuar Torino-Milan, e përfunduar me rezultatin 2-0 për vendasit. Djali i Leonardo Bonuçit, edhe pse babai i tij luan me Juventusin, gëzon një dashuri pa kushte për “të vegjlit” e qytetit.
Bonuçi bashkë me gruan dhe dy djemtë ishin në stadium për t’i plotësuar dëshirën birit të madh të familjes. Mbrojtësi bardhezi postoi një foto në rrjetet sociale. Prania e tyre duket se e bekoi skuadrën e drejtuar nga Valter Maxarri dhe Belotin.
Sulmuesi dhe kapiteni i ekipit granata është lojtari i preferuar i Lorenzos dhe falë babait të tij ai ka pasur nderin ta takojë. Djaloshi stërvitet me moshat e Torinos. Ai e merr babain shumë shpesh për ta ndjekur në stërvitje, por edhe për të parë ndeshje në “Olimpico”.