Mancester Junajtid ka qëndruar gjatë në pritje, por duket se këtë verë ka vendosur të bëjë goditje të mëdha, vetëm lojtarë super, pa u marrë me tratativa të gjata e spekulime mediatike.
“Djajtë e Kuq” kanë mbyllur sot një superblerje, sepse për 75 milionë sterlina, 85 milionë euro, kanë blerë nga Evertoni sulmuesin Romelu Lukaku.
Belgu 24-vjeçar ka shënuar 25 gola në Premier Ligë sezonin e fundit dhe dukej i interesuar për transferim te Çelsi, por duket se “Blutë” kanë pritur më shumë sesa duhet dhe Zhoze Murinjo ka përfituar, duke gjetur sulmuesin që dëshironte, pas largimit të Zllatan Ibrahimoviçit.
Në këtë mënyrë, Junajtid heq dorë nga Alvaro Morata, që shihej si objektiv madhor i klubit.
Një goditje me autor Mino Raiolën, sepse agjenti i famshëm përfaqëson Lukakun dhe kjo ka favorizuar Mançester Junajtid, që ka bashkëpunuar me Raiolën edhe për Pogbanë, Ibran dhe Mkitarjanin.