“Bomba” e Klop: Nuk vazhdohet kështu, 4 klube tallen me të gjithë!

0

Liverpuli është një nga ekipet më pasivë në këtë merkato vere. Klubi nga “Merseyside” nuk ka bërë asnjë afrim dhe siç shprehet Klop, as nuk ka ndërmend të blejë. Ai, siç e ka zakon, lëshon deklaratën bombë të radhës. Gjermani çuditet sesi Barça, Reali, PSG dhe Siti arrijnë të marrin cilindo lojtar që atyre u pëlqen. Shprehet se klubi i tij për momentin nuk i ofron një mundësi të tillë.

“Nuk mund të them asgjë rreth asaj që ekipet e tjera po bëjnë. Nuk e di se si e arrijnë këtë. Ne duhet të paguajmë faturat, na vjen keq. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë. Kemi investuar mjaft para në këtë ekip. Ne si klub nuk jemi në këtë vend imagjinar ku mund të marrësh gjithçka që do.”

“Nuk mund ta bësh vazhdimisht. Duket sikur ka katër klube në botë që mund ta bëjnë vazhdimisht. Real Madridi, Barcelona, Siti dhe PSG. Çfarëdo që ata kanë nevojë, e marrin. Kjo nuk është një kritikë. E di se si njerëzit do e marrin si të tillë. Do kujtojnë se jam xheloz, por nuk jam aspak i tillë”, përfundoi strategu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.