Boateng ishte në formacionin e Bajernit në ndeshjen hapëse të Bundesligës përballë Hofenhajmit, të cilën bavarezët e fituan me rezultatin 3-1. Kjo mund të jetë ndeshja e lamtumirës për mbrojtësin, sepse ai është pranë kalimit te PSG.
Siç citon “Bild”, drejtori sportiv i gjermanëve, Hasan Salihamixhiç është takuar ditën e hënë me homologun e PSG, Antero Henrike. Palët kanë diskutuar për çështjen e mbrojtësit dhe boshnjaku i Bajernit e ka bërë të qartë. Nevojiten 50 milionë euro për kartonin e 29-vjeçarit. Francezët nuk janë dakord për të paguar një shumë aq të madhe, por palët kanë lënë një tjetër takim në fillimin e javës së ardhshme dhe drejtuesit e kampionëve të Francës do të paraqesin ofertën e tyre për mbrojtësin e kombëtares gjermane.
PSG ka afruar në ekip dhe mbrojtësin 21-vjeçar të Shalkes, Tilo Kehrer për shumën e 37 milionë eurove, ndërsa tashmë është gati për të blinduar mbrojtjen me afrimin e Boateng.