Siguria në stadiume, thirrja e Gjicit për presidentët: Të bllokojmë kampionatin!

Ligji i ri i Sportit parashikon që në stadiume nuk do të ketë më forca të rendit, të paktën në brendësi. Kjo risi mori përkrahje si fillim, por pas akteve të dhunës në ndeshjen Skënderbeu-Partizanin, lindën shumë dyshime që ndeshjet mund të zhvilloheshin me stjuartë.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e organizuar nga FSHF për këtë çështje, por sot ka dhënë opinionin e tij mbi situatën e krijuar. Përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të klubi verilindor, mes të tjerave ai ka theksuar se nëse Policia e Shtetit nuk merr përsipër, atëherë duhet të mblidhen gjithë presidentët dhe të ndalin kampionatin.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/vb.313559492122738/259215301597547/?type=2&theater&notif_t=notify_me_page&notif_id=1535371693021121

“Unë e kam thënë që në fillim se siguria në stadiume nuk bëhet me Polici Private. Në Shqipëri nuk janë pjekur akoma kushtet, ku tifozeria është e ndërgjegjësuar që ne të arrijmë të marrim përsipër sigurinë e stadiumeve me Polici Private. Zgjidhja është që të rikthehet Policia e Shtetit në stadiume për të siguruar rëndin. Futbolli është një sport masiv dhe duke qenë i tillë ka tifozë të ndryshëm. Në fillime kemi pasur shumë tifozë në Kukës, që vinin e thyenin stolat dhe policia i shoqëronte për dy orë në Komisariat pastaj i lironte. Kur do të luajnë ekipet që janë rivalë si Kukësi-Partizani ose Partizani- Korça do të kemi përsëri probleme të mëdha në sigurinë e stadiumeve. Unë jam i mendimit që të gjithë Presidentet e klubeve të Superligës, si dhe ato të Kategorisë së Parë, të bllokojmë Kampionatin nëse Policia e Shtetit nuk na mundëson dot sigurinë në stadiume, pasi Policia Private nuk është e përgatitur për turma masive. Kur të kalojnë 2 muaj Kampionat do të shtohet rivaliteti mes tifozëve , prandaj unë i bëj thirrje gjithë Presidentëve që bllokojmë Kampionatin në rast se Policia e Shtetit nuk merr masa për sigurinë në stadiume”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online