Ekuban tani vlen 5 herë më shumë se verën e shkuar

0

Verën e shkuar erdhi si i panjohur te Partizani dhe pakkush priste që Kaleb Ekuban të bëhej një nga yjet e Superiores. Bazuar në transfermarkt.de, sulmuesi italo-ganez vlente 175 mijë euro, shifër ndoshta jo reale, por nëse Partizani e ofronte, ndoshta Kievo pranonte.

Këtë verë Ekuban është kthyer te Kievo dhe Partizani ka humbur lojtarin më të çmuar në treg, sepse tashmë Ekuban në transfermarkt.de vlen 750.000 euro!

23-vjeçari është futbollisti më i shtrenjtë nga ata që mbyllën sezonin e fundit te Partizanit, ndërsa pas tij vjen Alban Hoxha. Kapiteni i të kuqve tashmë vlen 600.000 euro dhe vlera e tij në treg është rritur.

Rritje vlere në treg kanë pasur edhe Malota, Batha, Krasniqi e Atanda, ndërsa Vila, Mazrekaj dhe i larguari Torasa kanë pësuar rënie në vlerë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online