Reali i Madridit zyrtarizoi para pak kohësh blerjen e parë të merkatos, teksa zbuloi se Eder Militao do të kalojë në “Bernabeu” në fund të këtij sezoni, për shumën e 50 milionë eurove. Braziliani luan si qendërmbrojtës, por mund të spostohet edhe në krah.
Qendra e mbrojtjes te Reali, zor se mund të lëvizë, pasi Serxho Ramos dhe Rafael Varan janë titullarë të padiskutueshëm. Kjo sjell që Militao të qëndrojë në stol osë të luajë në krah. Gjithsesi, ardhja e tij në Madrid, bën që të largohen dy lojtarë të mbrojtjës, të cilët janë produkt i akademisë së madrilenëve.
Bëhet fjalë pikërisht për Hesus Vajehon dhe Naço Fernandez. 22-vjeçari duket një largim i sigurt, pasi hapësirat për të kanë qenë thuajse inekzistente, ndërsa për Naçon situata paraqitet pak më ndryshe. Në rast se Militao do të luajë në krah dhe nuk do të jetë alternativë e Ramos apo Varan, atëherë 29-vjeçari spanjoll pritet të qëndrojë përsëri në Madrid.