Epidemi te Polonia, Milani e Napoli në ankth

0

Polonia fitoi ndaj Austrisë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020, por festa për fitoren është zbehur, për shkak se thuajse gjysma e ekipit është goditur nga një epidemi misterioze.

Fillimisht u mendua për helmim ushqimor, por më pas mjekët e kanë përjashtuar këtë mundësi.

I pari futbollist i prekur nga virusi ishte sulmuesi i Napolit Arkadius Milik, që para ndeshjes, ndërsa më pas me radhë edhe 7 të tjerë, përfshirë sulmuesin e Milanit Kristof Piatek.

Në këtë mënyrë, Polonia, por edhe Milani e Napoli, janë në hall, sepse nuk dihet sa do të zgjatë problemi shëndetësor, krijuar me shumë gjasa nga ajri i kondicionuar në hotelin në Vjenë, ku me sa duket janë ftohur lojtarët.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.