Biseda me Shkëmbin, merkato dhe porta: “zbërthehet” Orges Shehi

 

Oreg Shehi ka marrë drejtimin e Skënderbeut, ndërkohë që një ditë më parë u përballe në miqësore me Teutën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Dy teknikët patën edhe një takim mes tyre. Ish-portieri tregon edhe çfarë kanë diskutuar mes tyre. “I uruam njëri-tjetrit suksese, qëndruam para ndeshjes edhe me pjesën tjetër të stafit te Teutës, pasi ata kanë kaluar goxha kohë me ne, si Selimi, si Vrapi. Futbolli është i tillë, sot ti je këtu, nesër je diku tjetër. Ashtu si Shkëmbi, shumë kanë marrë poste drejtuese”, u shpreh fillimisht Shehi.

Në lidhje me miqësoren dhe lojtarët me eksperiencë që rinovuan, tekniku durrsak deklaroi: “Janë lojtarë me cilësi, me peshë, janë boshti i skuadrës, pavarësisht se nuk janë në gjendjen më të mirë fizike. Doja t’i kisha në fushë dhe ngarkesën ta merrnin në ndeshje. Ata luajtën sa donin, përveç Vangjelit që pati një dëmtim dhe doli më shpejt nga se menduam. Pjesën e parë luajtëm mirë, më pëlqeu skuadra. Duhet të kishim qenë pak më shumë agresivë në sulm.

Sa i takon lojës së zhvilluar, Shehi shtoi: “Sigurisht që kemi ndryshuar, larguam katër të fazës intensive nga pjesa e parë. Duhet kohë që lojtarët të përshtaten. Shpresoj të ndodhë në kohë. Po punojmë me dy mënyra, duke ruajtur boshtin aq sa mundemi si dhe duke i dhënë peshën lojtarëve të vjetër dhe cilësorë, por edhe duke afruar lojtarë të rinj që t’i shërbejnë perspektivës. Nuk është e thënë që të rinjtë që vijnë të jenë domosdoshmërisht pjesë e formacionit apo e 18-shes. E thashë, jemi duke punuar në dy drejtime: për të konsoliduar skuadrën si dhe për perspektivën”.

MERKATO – “Duke parë se çfarë i mungon skuadrës, po bëjmë ç’është e mundur të afrojmë edhe dy lojtarë, në sulm dhe mesfushë. Nëse nuk do të marrim lojtarë cilësorë, do të vazhdojmë me këtë grup. Duke i dhënë besim mund të rriten”.

PORTA – “Kurrsesi nuk ka diskutim për çështjen e portës, është kapitull i mbyllur. Kemi dy portierë të mirë si Teqja dhe Dajsinani, ndaj çështja e portës është e mbyllur. Do marrim edhe një portier tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online